MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Plasaritjet e thembrave, si t’i trajtojmë në kushte shtëpie

21.09.2022 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Plasaritjet e thembrave, si t’i trajtojmë në kushte shtëpie

Mjeku:  Mos i injoroni çarjet e thembrave. Për shumicën, ato nuk shkaktojnë ndonjë problem serioz, por kjo nuk do të thotë se nuk ka komplikime. Nëse thembrat tuaja janë plasaritur deri në pikën ku ato janë të dhimbshme dhe gjakderdhëse, ato mund të infektohen. Këto infeksione mund të jenë të rrezikshme për njerëzit me diabet ose sistem imunitar të dobësuar

Trajtimi në shtëpi. Lajmi i mirë është se ju mund të trajtoni thembrat e plasaritura në shtëpi. Nëse keni çarje në thembër, hidratoni këmbët tuaja të paktën dy herë në ditë. Zgjidhni kremra hidratantë që përmbajnë zbutës të lëkurës. Kërkoni kremra të tillë që përmbajnë elementë të tillë:

Acid salicilik

Acidi alfa-hidroksi

Izomerat saharid (pentavitin)

Të gjithë këta përbërës ndihmojnë në zbutjen e lëkurës duke hequr lëkurën e vdekur.

Megjithatë, disa metoda natyrale për zbutjen e thembrave janë:

Vaji i ullirit:

Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.

Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.

Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë.

Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj. Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.

Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.

Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbutur.

Limoni:

Përbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.

Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.

Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët.

Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.