“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse duhet të hamë më shumë limon gjatë vjeshtës?
Mjeku:Limoni, falë përmbajtjes së tij të bollshme të vitaminës C, është ideal për trajtimin e infeksioneve të dimrit. Limoni rekomandohet në dietat kundër kolesterolit dhe në përgjithësi për një shëndet më të mirë të sistemit të qarkullimit të gjakut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.