“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse është i shëndetshëm konsumimi i kërpudhave?
Mjeku: Edhe pse disa i konsiderojnë kërpudhat si perime, ato janë një mbretëri e veçantë e organizmave të gjallë. Disa janë helmuese dhe disa janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Pse kërpudhat janë kaq të shëndetshme dhe pse duhet t’i hani ato më shpesh?
Karakteristikat ushqyese të kërpudhave
Kërpudhat përmbajnë shumë pak kolesterol dhe praktikisht nuk kanë yndyrë ose natrium në përbërjen e tyre. Ato përmbajnë kompleks vitaminë D dhe kështu çlirojnë energji nga yndyrat, proteinat dhe karbohidratet në ushqim.
Disa lloje kërpudhash forcojnë sistemin imunitar dhe janë të mira në luftimin e kancerit. Acidi linoleik në kërpudha luan një rol në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostatës.
Diabetikët mund të konsumojnë edhe kërpudha sepse nuk përmbajnë yndyrë dhe inkurajojnë funksionimin normal të mëlçisë, pankreasit dhe gjëndrave endokrine. Ato përmbajnë insulinë natyrale dhe enzima që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme për vegjetarianët që të konsumojnë shpesh kërpudhat, sepse ato janë burimi më i madh i përbërësve të nevojshëm që nuk gjenden në fruta dhe perime.
Efekte anësore
Megjithatë, duhet pasur kujdes me konsumimin e kërpudhave, sepse një sasi e tepërt mund të shkaktojë të përziera, marramendje ose ngërçe të forta në stomak tek njerëzit e ndjeshëm.
Sigurisht, kërpudhat duhet të blihen gjithmonë nga furnizues të besueshëm. Gjithashtu, nëse nuk jeni të sigurt nëse disa kërpudha janë të ngrënshme, më mirë mos i prekni kur i shihni diku në natyrë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.