MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Puçrrat e bardha në gojë si hiqen?

29.09.2022 - 09:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Djali im është 6 vjeç dhe i janë shfaqur disa puçrra të bardha me majë në gojë. Si mund të hiqen?

Mjeku: Problemet me mukozën e gojës janë karakteristike tek moshat fëminore. Zakonisht këto probleme shkaktohen nga një temperaturë e lartë, një gjendje gripale, një infeksion i bajameve etj.

Në këtë rast duhet cilësuar nëse janë më qelb, është myk apo janë afte. Në rast se janë me qelb, duhet bërë antibiograma dhe në bazë të rezultateve jepet dhe mjekimi përkatës. Nëse është myk, do të përdorim një mjekim antimykotik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për nënat që ushqejnë foshnjat me gji

Humbisni peshë dhe mos rrezikoni prodhimin e qumështit

Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?