“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si trajtohen fisurat (çarjes) anale?
Mjeku: Ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun, nesë vëreni fistura, por mund të përdorni edhe këto metoda alternative për qetësimin e dhimbeve apo shqetësimeve të tjera që shkaktojnë këto çarje.
Kamomili: ka veti anti bakteriale dhe qetësuese. Ai ruan higjenën dhe tkurr enët e gjakut. Përdorni çaj kamomili si shpëlarës të zonës anale çdo ditë. Ai do të mbajë të pastër zonën dhe do të ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve dhe shërimin e shpejtë të plagëve.
Lëng hidhre: një nga shkaktarët kryesorë që shkaktojnë fistura anale është kapsllëku. Pini lëng hithre çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, në mënyrë që t’ju përmirësohet jashtëqitja dhe të parandaloni shfaqjen e këtyre fisturave.
Vaj ulliri: lyeni zonën anale me vaj ulliri. Ai është i dobishëm për parandalimin e infeksionit dhe ndihmon në rrëshqitjen e jashtëqitjes. Vaji i ullirit ndihmon në rigjenerimin e indeve të dëmtuara.
Aloe Vera: është e njohur për vetitë e shumta medicinale. Xheli i Aloe Veras përshpejton proçesin e shërimit të plagëve dhe lehtëson inflamacionin. Mënyra më e mirë është të përdorni kompresa të ftohta me xhel natyral Aloe Vera. Si alternativë mund të përdorni edhe krem bimor me ekstrakt të Aloe Veras, por ka veprim më të ngadalshëm.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.