MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregojnë gumëzhimat në vesh?! Cilat janë shkaqet?

28.10.2022 - 10:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë tregojnë gumëzhimat në vesh?! Cilat janë shkaqet?

Mjeku: Tingujt e ndryshëm në vesh mund të jenë një shenjë e çrregullimeve në organizëm. Disa prej këtyre çrregullimeve që japin gumëzhima apo tinguj të ndryshëm në vesh janë tensioni i lartë i gjakut, aktiviteti i ulët i gjendërs tiroide etj. Nëse zhurma në vesh shoqërohet me dhimbje apo qelb, janë shenjë e infeksioneve të veshit. Nëse tingëllimat në vesh shoqërohen me marramendje, mund të tregojnë për sëmundje neurologjike.

Zhurmat e ndryshme në vesh përveçse janë të bezdisshme mund të kenë ndikim edhe në punën apo marrëdhëniet personale sepse mund të çojnë në çrregullime psikologjike apo humbje të dëgjimit. Në rastet kur zhurma në vesh krijohet për shkak të infeksioneve të ndryshme, ajo mund të zhduket menjëherë pasi sëmundjatë shërohet. Ja disa nga shkaqet që çojnë në gumëzhimë të veshit:

Krijimi i dyllit në vesh
Tumor i nervit të dëgjimit
Ekspozimi ndaj tingujve me zë të lartë
Medikamente të ndryshme, që mund të kenë këtë efekt anësor
Dëmtimi i veshit për shkak të moshës
Sëmundja Meniere
Presioni i lartë i gjakut
Alergjia
Anemia
Aktiviteti i ulët i gjendrës tiroide
Stresi etj
Ju lutem nëse vëreni një problem të tillë për disa ditë dhe gjendja nuk ju përmirësohet, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.