MENU
klinika

Rama takim me të rinjtë në Ersekë

“Edhe brenda Europës emigrojnë drejt vendeve më të pasura”

31.10.2022 - 18:21

Kryeministri Edi Rama është shprehur se problematika me emigracionin ndodhin edhe brenda vendeve të Europës, ku sipas tij, banorët e zonave më të varfra largohen drejt zonave më të pasura.

Rama u shpreh se nëse investon në shtëpitë e të parëve në fshat dhe krijon bujtina ose sipërmarrje për bimë medicinale arrin të fitosh më shumë se në çdo vend të Europës.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me të rinjtë në Ersekë, ku mori edhe një shembull, ku tregoi historinë e një gruaje që punonte në një Bankë në Tiranë, e cila sipas tij u kthye dhe investoi në fshat.

“Në nuk jemi të parët që e kalojmë emigrimin, por jemi nga të fundit që e kalojmë pasi jemi të fundit që kemi dalë nga cikli i barbarisë dhe izolimit. Sot kemi fakte që na ndihmojnë, për të thënë që këtu nuk është e vërtetë që këtu nuk ka mundësi dhe duhet të ikësh. Jemi një vend me liri lëvizjeje. Bota është bërë gjithmonë e më e vogël. Ka zona të BE-së që përjetojnë ikje drejt zonave më të pasura. E njëjta problematikë është edhe në fshatrat e Italisë, të Spanjës, të Portugalisë, etj. Një drejtore banke në Tiranë kishte vendosur bashkë me të shoqin të vinte këtu dhe me ato mundësi që kishin vendosën që të rindërtonin shtëpinë e tyre këtu dhe ta kthenin në bujtinë. Tani ju si mendoni, ajo zonja fitonte më shumë atje apo fiton më shumë këtu. Normal që fiton më shumë këtu se përndryshe nuk do të vinte fare. Kjo zonë ka 20 mijë vizitorë që kanë fjetur këtu. Kjo do të thotë më shumë mundësi apo më pak mundësi. Do thoni ju pse ka më shumë mundësi. Sepse kjo bukuri këtu është një pasuri dhe lum kush e shef me atë sy dhe bën një punë për të marrë një pjesë të vogël të kësaj pasurie. Të ndërtosh sot një bujtinë në shtëpinë e rrënuar të gjyshit do të thotë që të fitosh më shumë se në çdo vend të Europës duke bërë një punë të zakonshme. Të mbledhësh bimë medicinale dhe të ndërtosh një sipërmarrje për këtë gjë, do të thotë të fitosh shumëfish se ç’mund të fitosh në Gjermani”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga verilindja në juglindje

Rama e zhvendos turin në Korçë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!