MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Për flokët e dobët e ka fajin ushqimi?

19.10.2022 - 09:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Për flokët e dobët e ka fajin ushqimi?

Mjeku:Të gjithë duam të kemi flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, prandaj mundohemi t’i trajtojmë me produktet e duhura. Megjithatë, kjo nuk mjafton. Dhe kjo, sepse shëndeti i flokëve varet edhe nga dieta. Siç theksojnë ekspertët, ushqimi është çelësi i shëndetit të tyre më të mirë.

Në fakt, ka disa ushqime që janë të dëmshme për flokët:

Sheqeri

Sheqeri që është i preferuari i shumëkujt, ndërkohë që e gjejmë pothuajse kudo. Megjithatë, konsumimi i tepërt i tij është i dëmshëm edhe për flokët tanë. Sipas healthdigest.com, sheqeri shkakton rënie të flokëve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Pra, është mirë të kufizoni ëmbëlsirat e shumta. Gjithashtu, ushqimet me sheqer nuk përmbajnë proteina, e cila është jetike për flokët tanë.

Alkooli

Edhe pirja e sasive të mëdha të alkoolit, veçanërisht në baza të rregullta, ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e flokëve. Disa studiues besojnë se pirja e sasive të mëdha të alkoolit mund të ndikojë në mënyrën se si trupi juaj thith bakrin dhe zinkun, të cilët janë dy lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin e flokëve tuaj.

Gjithashtu, disa studiues besojnë se alkooli mund të parandalojë trupin tuaj që të përthithë siç duhet proteinat, të cilat, siç e përmendëm, janë jetike për shëndetin e flokëve.

Yndyrnat trans

Ushqimet që janë të pasura me yndyrna trans janë gjithashtu të dëmshme për shëndetin e flokëve. Zakonisht, konsumimi i tepërt i tyre çon në rënie të flokëve, pasi flokët bëhen më të dobët dhe më të brishtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për ta ndaluar, kini parasysh 5 këshilla

Flokë të dobët që bien?