MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Rrushi lehtëson dhimbjen e gjurit?

29.10.2022 - 09:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Rrushi lehtëson dhimbjen e gjurit?

Mjeku: Studimi klinik në fjalë u krye nga Universiteti i Teksasit dhe në këtë kontekst shtatëdhjetë e dy burra dhe gra me osteoartrit të gjurit u ndanë në dy grupe. Njërit iu dha një konsum ditor i rrushit, i cili u tha dhe u përqendrua në pluhur, ndërsa tjetrit iu dha një pluhur placebo.

Rezultatet e studimit treguan se si burrat ashtu edhe gratë që konsumonin një “dietë rrushi” çdo ditë kishin një ulje të ndjeshme të dhimbjes. Ky efekt i dobishëm ishte më i theksuar tek gratë.

Studiuesit ia atribuojnë këtë efekt mbrojtës polifenoleve të rrushit, të cilat duket se reduktojnë shënuesit e inflamacionit dhe mbrojnë qelizat e kërcit.

Megjithatë, siç theksojnë studiuesit, nevojiten hetime të mëtejshme për të identifikuar mekanizmin e saktë të veprimit dhe për të konfirmuar efektin mbrojtës të rrushit kundër dhimbjes së osteoartritit të gjurit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekretet ‘e ëmbla’ të verës

Frutat më të shëndetshme të verës

Përfitimet që i ofroni trupit

Hani sa më shumë ushqime lejla!