“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të forcojmë kujtesën?
Mjeku:Të harrosh ndonjëherë nuk është një problem i madh dhe mund t’i ndodhë kujtdo. Megjithatë, nëse rastet kur harroni janë të shpeshta, ju mund të dëshironi të konsultoheni me mjekun tuaj, ndërkohë provoni këshillat e mëposhtme.
Hani këto ushqime për trurin
Ashtu si trupi juaj ka nevojë për ushqim, edhe truri juaj ka nevojë për ushqim, në mënyrë që të qëndrojë i shëndetshëm dhe të funksionojë siç duhet. Ka plot ushqime natyrale për trurin, të cilat duhet t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme duke filluar nga sot. Disa shembuj janë vaj ulliri, arra, bajame të njomura, rrush të thatë, hurma dhe fruta të freskëta.
Ushqime të tjera që janë të shkëlqyera për shëndetin e trurit tuaj përfshijnë thjerrëzat, fasulet etj. Farat e qimnonit hapin kanalet e trurit tonë dhe piperi i zi rrit motorin përpunues të mendjes sonë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.