MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të bie në peshë menjëherë?

28.10.2022 - 10:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ju lutem më jepni një diet të shpejtë për t’u dobësuar, dua të humb peshën time!

Mjeku: Në të vërtetë nuk ka asnjë dietë magjike që do na bënte të zgjohemi të nesërmen të dobët. E thënë në mënyrë më të thjeshtë, dobësimi vjen nga marrja e më pak kalorive seç kemi nevojë ose djegia e më shumë kalorive nga sa marrim me ushqimin tonë.

Vetëm në këtë mënyrë mund të humbasim peshë dhe për të humbur peshë në mënyrë që mos dëmtojmë shëndetin tonë dhe për të humbur kile nga masa jonë dhjamore, do të duhet të konsultohemi me një dietolog për një dietë të personalizuar në nevojat dhe mundësitë tona!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.