MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i trajtojmë sëmundjet reumatizmale?

17.10.2022 - 11:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i trajtojmë sëmundjet reumatizmale?

Mjeku:Natyrisht ekziston në popull shprehja “reumatizmi nuk shërohet kurrë”, por përkundër kësaj një mjekim i mirë, një ushqyerje e mirë ndihmon shumë të zbutet deri në mosshfaqje të tij, por së paku mosshfaqje deri në ato përmasa që na shqetësojnë.

Dhimbjet reumatizmale janë shumë të theksuara ndonjëherë në moshë të thyer të përparuar dhe kur kalojnë shkaqet dhe sidomos kur nuk janë mjekuar. Pa u futur te pjesa mjekësore, ne po themi që një e ushqyer e shëndetshme është një premis që ne të mos vuajmë nga artriti. Pas kësaj ne mund të themi që mund ta luftojmë duke përdorur një farë masash të mjekësisë alternative.

Një element është hithra, pasi të gjithë e dinë efektin e saj. Ajo bën dy të mira kur përdoret, edhe të mëson mend me shaka dhe të heq reumatizmën. Hithra në kuptimin klasik përdorej duke e rrahur vendin ku kemi dhimbje, edhe për një skuqje të theksuar të lekurës, e cila në fakt ka edhe efekte anësore. Për ta shmangur këtë rekomandohet të bëhen çajrat e hithrës. Mund të përdorim edhe mjaltë me arra dhe kësaj përbërje duhet ti hedhim rreth 200 kg hithra të thata, të cilat nuk kemi nevojë t’i bluajmë, i shkërrmoqim me një palë dorashka.  Këtë e përziejmë dhe e hamë rreth 40 ditë me lugë esëll

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.