“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:A shkakton obeziteti diabet tek fëmijët?
Mjeku: Sa më shumë fëmijë mbipeshë të kemi sot, aq më shumë fëmijë diabetik do kemi nesër. Sepse ne e dimë që diabeti kap veshkat dhe mund të shkojë dhe fatale për organizmin, sepse veshka del nga funksioni. Kemi ato që quhen këmba diabetike, fillojnë ato plagët diabetike që mund të shkojnë deri në prerje të gjymtyrëve. Kemi verbimin nga diabeti, për shkak të asaj që ne i themi retinopati diabetike. Pra, diabeti është një sëmundje, e cila punon në fshehtësi dhe mund të na jap kompllikacione deri në kërcënuese për jetën për organizmin. Prandaj ne sot trajtojmë me të madhe regjimet ushqimore për të eliminuar mbipeshën dhe obizitetin që në fëmijëri. Nuk është klishe të themi që kemi fëmijë të shëndetshëm, të kemi fëmijë me peshë normale.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.