“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pa cilat organe mund të jetojë njeriu?
Mjeku:
Sipas hulumtimeve të ndryshme ka mundësi që njeriu të jetoj edhe pa disa organe të caktuara
Mushkëria
Ju mund të keni pak mangësi në frymëmarrje, por të jetosh me një mushkëri është krejtësisht e mundur. Në vitin 1931, Rudolph Nissen, i cili operoi Albert Einsteinin, ishte kirurgu i parë që hoqi me sukses mushkërinë e një pacienti.
Veshka
Nëse sëmundja, dëmtimi apo helmimi pengon veshkat tuaja që të filtrojnë gjakun, ato duhet të hiqen. Ju mund të përballoni mjaft mirë të paturit të vetëm një veshke, por nëse i humbni të dyja, ju do të duhet të përdorni një makinë dialize.
Stomaku
Një gastrektomi – kirurgjia për heqjen e stomakut – mund të jetë e nevojshme për të trajtuar kancerin ose ulcerat. Një gaztrektomi totale rezulton në lidhjen e ezofagut tuaj direkt me zorrën, e cila do të ketë një efekt afat-gjatë në ushqimin dhe tretjen.
Fshikëza e tëmthit
Me vendndodhje pak më poshtë se mëlçia, fshikëza e tëmthit depoziton lëngun për shpërbërjen e yndyrnave të ushqimit. Gurët e tëmthit të shkaktuara nga kolesteroli i lartë mund të kërkojnë heqjen e tëmthit.
Zorrët
Ka rreth 7.5 metër të zorrë të holla dhe të trasha në barkun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, e gjithë kjo mund të hiqet – ndonëse thithja e ushqyesve më pas mund të jetë problematike.
Sytë
Jeta mund të jetë e vështirë pa të parit – ose pa sytë – por është e qartë se shumë njerëz jetojnë jetë përmbushëse, pa dhuratën e të parit.
Testikujt
Organet riprodhuese janë hequr disa herë për arsye mjekësore, zakonisht prej kancerit.
Apendisiti
A është ky një organ rudimentar, apo pjesë e sistemit tonë imunitar? Gjykimi mjekësor është ende i paqartë për këtë pyetje, por është e qartë se heqja nuk shkakton ndonjë problem.
Shpretka
Shpretka juaj qëndron pak mbi stomak, në pjesën e majtë të trupit tuaj; ajo pastron gjakun dhe lufton infektimin. Por në qoftë se sëmundja apo plagosja kërkon heqjen e saj, organet e tjera mund të kompensojnë për humbjen e shpretkës.
Pankreasi
Ky organ i vogël qëndron pak nën stomak dhe sekreton hormonet dhe enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Në disa raste të kancerit pankreatik, i gjithë organi mund të hiqet, edhe pse pacienti do të kërkojë hormone zëvendësuese.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.