MENU
klinika

Çfarë emisioni do të drejtojë?

Televizioni ku do ta shikojmë Grida Dumën!

11.11.2022 - 14:37

Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike. Tashmë ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament, por në televizion duke drejtuar një emision.

Grida Duma do të jetë moderatorë e emisionit “Top Story” në Top Channel. Ky lajm është konfirmuar nga Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.

Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

Dorëzimi i mandatit
Në Konferencën e tre ditëve më parë, ku edhe njoftoi zyrtarisht dorëzimin e mandatit, ajo tha se kudo që do të shkojë do bëjë më të mirën, ashtu siç ka bërë në politikë.

“Mund të akomodohesha në komiditete personale, por një gjë është e sigurt, që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo vetëm opozita shqiptare por është përcaktuese për fatet e shqiptarëve kudo në Ballkan.

Kemi detyrën që të zgjedhim atë që i shërben vendit, forcave që përcaktojnë fatet e shqiptarëve dhe për këtë vendosa të bëj atë që bëj unë më mirë dhe shërbejë shumë të kontribuoj në të ardhmen.

Do ta le këtë mandat me besimin që sic kam ditur të bëj brenda politikës, do di të bëj më shumë kudo që të jem si figurë politike, me shpresën e zotit.

Jam e djathtë sepse u rrita e tilla pa etiketime. Ky është personaliteti im. Jam e djathtë sepse besoj tek të fortët. Jam e djathtë shpresoj se do ti të prodhoj aq sa mundem, ndoshta dhe thjesht me ndërgjegjësime”, u shpreh Duma.

Kush pritet ta zëvendësojë ne Parlament Grida Dumen
Pas largimit të Grida Dumës nga mandati i deputetes, emri i cili po komentohet më së shumti për t’i zënë vendin është e moderatores Ori Nebijaj. Në rrjetet sociale ajo shkroi se do të marrë kohën e saj për të vënë në baraspeshë besimin që i dhanë me mijëra votues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe marrëdhënies si dhe kontratës që ka me familjen e saj mediatike.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkruan Ori Nebiaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!