MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është çdo dhimbje e fortë alarm për atak kardiak?

13.12.2022 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është çdo dhimbje e fortë alarm për atak kardiak?

Mjeku: Jo çdo atak kardiak fillon me një dhimbje të fortë. 1/3 e pacientëve me atak kardiak nuk kanë dhimbje kraharori. Kjo kategori më shpesh përfshin personat e vjetër, femrat dhe diabetikët. Tek këta persona ataku kardiak mund të nisë ngadalë me një ndjenjë diskomforti në kraharor, debulese, dispne , nauze dhe të vjella. Në pacientët me diabet ataku kardiak mund të mos ketë asnjë simptomë duke zhvilluar infarkt miokardi të heshtur, prandaj është shumë e domosdoshme kontrolli kardiak në çdo pacient diabetik.

30-35 % e pacientëve me dhimbje gjoksi diagnostikohen si sindromë koronar akut, (angina e paqëndrueshme) dhe 40-50 % kanë dhimbje me natyrë jo kardiake. Dhimbja me natyrë jokardiake mund të ketë si shkak refluksin gastrointestinal, dhimbjen muskulo-sketetike apo mund të ketë edhe natyrë psikosociale.

Janë disa faktorë që mund të nisin një dhimbje gjoksi, si për shembull: moti i ftohtë, emocionet, vaktet e mbingarkuara, hipoglicemia, duhanpirja.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.