Pas bujës që bëri arrestimi i saj në Itali, Elsa Lila rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës. Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”. Vetë këngëtarja ka reaguar pak ditë para festivalit duke falenderuar fansat për mesazhet e shumta.
“Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo krahas postimit që ka marrë shumë komente nga ndjekësit, ku shprehen se mezi presin ta shohin në skenë.
“ do fitosh, asnje nuk mund te krahasohet me ty….”, “Me zor te kemi pritur te rikthehesh je zeri me i bukur…Suksese pa fund dhe Fitore” “Mezi presim o yll”, janë disa prej komenteve që i kanë shkruar fansat e saj në Instagram.