“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje, kam probleme me puçrrat në zonën e dekoltesë dhe në shpinë. Mund të më thoni si t’i kuroj?
Mjeku: Për të kuruar aknet është patjetër e domosdoshme konsultimi me mjekun dermatolog. Kjo sepse duhen bërë ekzaminime për të parë llojin e lëkurës, si dhe për të gjetur shkaktarin e këtyre akneve.
Aknet, nëse janë shfaqur në këtë periudhë, mund të kenë si shkak alergjinë, por mund të ndodhë që personi të ketë përdorur ndonjë solucion për trupin që nuk duhet. Ndaj është i nevojshëm kontrolli i drejtëpërdrejtë me mjekun në mënyrë që të jepet përgjigjja e duhur për një problem të tillë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.