MENU
klinika

Nga non-grata tek grushti në protestë

Kreshnik Spahiu: 2022-shi shënoi ‘vdekjen’ politike të Sali Berishës

31.12.2022 - 15:47

Kreshnik Spahiu e konsideron kryedemokratin Sali Berisha një njeri të ‘vdekur’ politikisht, pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se viti 2022 ishte ‘vdekja’ politike e Berishës dhe sipas tij, nuk duhet të harxhohet kohë për të folur rreth tij.

“Nuk mendoj që ditën e fundit të vitit ne ta mbyllnim me Berishën, sepse populli ka një shprehje; “i gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekurit”. Unë hyj në kategorinë e atyre njerëzve, që njësoj si SHBA-të, Britania e Madhe apo si shumë evropianë, e konsiderojnë Berishën të vdekur politikisht dhe viti 2022 ishte vdekja politike e Sali Berishës.

Ka shumë njerëz të cilët nuk e kuptojnë, përfshirë e dhe analistë, por unë ata nuk i konsideroj në rangun e analistëve, i konsideroj në rangun e njerëzve konformistë, të cilët për shumë arsye, detyrohen të mbajnë një pozicion politik të caktuar. Nuk mendoj që në 31 dhjetor të vitit 2022, të harxhojmë më shumë kohë për një njeri të vdekur politikisht”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gerti Shehu dyshohet se shërbente si agjent i Policisë Kriminale

Kush është i riu nga Tepelena që dhunoi Sali Berishën!


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!