MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ndiej shtrëngim në gjoks dhe kam pagjumësi. Ç’të bëj?

16.12.2022 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ndiej therje në anën e majtë poshtë dhe lart kraharorit, gjithashtu ndiej shtrëngim, presion, ngërçe me intervale të ndryshme kohore në anën e majtë, mpirje të lehtë të buzëve dhe krahut të majtë, ndjenjë të fundosjes dhe të panikut, plogështi. Pas ngërçeve pak më të forta se zakonisht, nevojë për të jashtëqitur, pagjumësi. Edhe në krahun e majtë ndiej ndonjëherë shtrëngime, por jo aq shumë sa në krahun e djathtë.

Mjeku: Eshtë shumë e rëndësishme kryerja e një vizite mjekësore pranë mjekut kardiolog. Një dhimbje në anën e majtë të gjoksit e shoqëruar me mpirje të krahut të majtë, është një shenjë tipike e sëmundjes ishemike të zemrës, për të cilën ka shumë vlerë kryerja elektrokardiogramës dhe ekzaminimeve të tjera kardiake.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.