“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam vajzën 13 vjeç. Ka marrje mendsh dhe dhimbje koke. I kam bërë rezonancë koke dhe këtë e kanë parë shumë mjekë, si tek mjekët pediatër, ashtu edhe tek mjekja ORL. Të gjithë këta më kanë thënë është mirë. Ju lutem më orientoni si të veproj se ajo ka akoma dhimbje, marrje mendsh!
Mjeku 1: Marrja e mendve mund të ndodhë edhe në moshat pediatrike. Meqë janë bërë gjithë konsultat e mundshme, do të rekomandoja: videonystagmography për matjen e ekuilibrit në veshin e brendshëm, si ekzaminimi i fundit për këtë patologji. Bëhet nga mjeku specialist ORL, i specializuar për këtë minispecialitet.
Mjeku 2: Përshëndetje! Thoni se ia keni kryer vajzës të gjitha vizitat me mjekët specialist përkatës. Si mjek neuropediatër do ta shikoja të arsyeshme të shikoja të gjitha rezultatet e ekzaminimeve të kryera. Vetëm kështu mund të flasim për diagnozë të saktë
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.