“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cila gjini dhe moshë vuan më shumë nga dhimbjet e kokës?
Mjeku: Në përgjithësi gratë e vajzat vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës duke pasur parasysh rastet me migrenë (raporti 3 femra : 1 mashkull), dhimbjet tensive episodike, dhimbjet nga abuzimi me qetësues. Ka disa hipoteza që shpjegojnë këto ndryshime, si: fluktuacionet e hormoneve seksuale, faktorët gjenetikë, ndryshimet në ekspozimin ndaj ngacmimeve mjedisore, si edhe ndryshimet në përgjigjen ndaj perceptimit të stresit dhe dhimbjes.
Dhimbjet e kokës mund të takohen në çdo moshë, përfshirë edhe fëmijët. Në moshë të vogël ka vëshirësi diagnostikimi se dhimbja e kokës mund të mos ekzistojë, por edhe forma të veçanta të dhimbjes së barkut ose të ashtuquajturat “të vjella ciklike”, mund të jenë shenja të një migrene që merr formën klasike vetëm me rritjen e moshës së fëmijës. Megjithatë, nuk mund të jepen shifra të sakta prevalence, sepse sipas Atlasit të Çrregullimeve të Dhimbjeve të kokës (2011), mungojnë ende studimet e plota e të besueshme epidemiologjike në këtë drejtim.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.