MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat dhe a janë të rrezikshme polipet në mitër?

20.01.2023 - 11:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat dhe a janë të rrezikshme polipet në mitër?

Mjeku: Polipet endometriale në përgjithësi nuk janë të rrezikshme (janë beninje), por një pjesë e tyre mund të jenë prekancerogjen ose kancerogjen. Gati 0.5% e tyre përmbajnë qeliza adenokarcinomatoze (dmth kancerogjene).

Polipet endometriale janë zmadhime indore me origjinë nga mukoza e murit të brendshëm të mitrës me zhvillim në kavitetin e saj. Polipet mund të kenë përmasa të ndryshme nga disa mm deri në disa cm

Simptomat

Hemorragji menstruale të çrregullta,
Hemorragji midis menstruacioneve,
Menoragji (hemorragji ) vaginale në menopausë
Infertilitet
Aborte spontane
Dismenore (dhimbje menstruale), sidomos kur polipi endometrial arrin në vaginë.
Si diagnostikohen polipet?

Polipet diagnostikohen nëpërmjet:

Ekografisë transvaginale
Sonohisterografisë
Histerosalpingografia (por rolin e saj e ka zënë teknikat e reja songrafike)
Histeroskopise diagnostikuese

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mos fajësoni veten...

A mund ta parandaloni abortin?

Kur shfaqen simptomat e para?

Çfarë është leuçemia kongjenitale?