MENU
klinika

Bërnabiç: Kërkojmë drejtësi!

“Nuk e vranë serbët Ivanoviçin”

17.01.2023 - 14:52

Në pesë vjetorin e vrasjes së politikani serb Oliver Ivanoviç, ende askush nuk është dënuar për ngjarjen e rëndë.

Pavarësisht se procesi gjyqësor ende vazhdon, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç deklaroi me bindje se vrasjen nuk e kanë kryer shtetas serb.

“Ne nuk do të ndalemi derisa personat përgjegjës të dalin përpara drejtësisë. Do të punojmë mbi këtë çështje, do të insistojmë që të ndodhë. Kemi nevojë absolutisht për informacion nga të gjithë ata aktorë ndërkombëtarë që merren me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe rendit juridik në territorin e Kosovës. Para së gjithash, mendoj për EULEX-in, po mendoj edhe për UNMIK-un, por në këtë moment edhe institucionet e Prishtinës, organet e përkohshme që janë përgjegjëse dhe kompetente për t’i gjetur të gjithë ata që e kanë kryer këtë krim të rëndë”, tha Bernabiç.

Deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza për vrasjen, në të cilat nuk ka pasur ndryshime të mëdha thelbësore.

Aktakuza janë ngritur kundër Nedelko Spasojeviqit (ish-oficer policie), Marko Roshiqit (qytetar i Mitrovicës së Veriut), Silvana Arsoviçit (sekretare e të ndjerit Oliver Ivanovic), Dragisha Markoviqit (ish-oficer policie), Zharko Jovanoviçit (ish-oficer policie) dhe Rade Basaras (ish-oficer policie).

Me vrasjen po ashtu janë të lidhur edhe Zhelko Bojiç (ish-shef i operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçiç (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Vesellinoviç (biznesmen). Në aktakuzë përmenden Radoiçiç dhe Vesellinoviç si “udhëheqës të një grupi kriminal” që ka planifikuar vrasjen e politikani.

Në 2019, Kosova ka lëshuar një urdhërarrest për Radoiçiçin nën dyshimin se ka pasur lidhje me atentatin. Por ky fletarresti u tërhoq në mars të vitit 2021 pa ndonjë shpjegim, dhe që nga ajo kohë ai është parë disa herë në veri të Kosovës.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat