MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse gjuha quhet ‘zëdhënësja’ e zemrës?

06.01.2023 - 09:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse gjuha quhet ‘zëdhënësja’ e zemrës?

Mjeku:Kontrolli i gjuhës na jep të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e organeve dhe funksionet e tyre.

Meqenëse gjuha është një organ i brendshëm që mund ta shohim edhe nga jashtë, është më e lehtë të zbulojmë se çfarë ndodh brenda trupit.

Gjuha konsiderohet si “zëdhënësja” e zemrës, përderisa na lejon të shprehim ndjenjat, mendimet dhe vullnetin, të mësojmë dhe të vendosim raporte ndërpersonale.

Ajo lidhet më së shumti me kanalet e zemrës dhe shpretkës, por edhe me shumë kanale të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga anemia deri te infeksionet kërpudhore

Ja 6 probleme të shëndetit, që ua tregon gjuha!