MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka problem kur ngjyra e thoit ndryshon nga ajo normale?

16.02.2023 - 10:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka problem kur ngjyra e thoit ndryshon nga ajo normale?

Mjeku: Kur ngjyra e thoit ndryshon nga ajo normale, ndryshimet që kanë sjellë këtë çrregullim të ngjyrës mund të jenë në sipërfaqe të tij, brenda tij ose nën të.

Ndryshimi më i shpeshtë i ngjyrës ndodh nga infektimi i thoit me pseudomonas aeruginosa, një bakter që pas infektimi i jep ngjyrë në të jeshile thoit, dhe ndodh shpesh tek personat që përdorin shumë ujin dhe mbajtjen e duarve në ujë si pjatalarësit, banakieret, kuzhinieret etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.