“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kur ke djegie tek urina dhe ndonjëherë të vjen për të bërë urinën por nuk e bën dhe të dhemb shpina, a janë këto simptoma që ke gurë në veshka?
Mjeku: Duhet parë nëse është problem për gurë në veshka apo për infeksion në veshka nëpërmjet analizës së urinës. Më e thjeshta që duhet bërë, një analizë urine dhe një eko të veshkave dhe me këto zgjidhet problemi.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.