MENU
klinika

U vra në sy të mbesës së saj 10-vjeç

E kapën plumbat aksidentalisht, Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte nisur punën në lokal

13.03.2023 - 10:47

Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

E plagosur mbeti edhe mbesa e 60 vjeçares si edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi. Fillimisht policia dyshonte se autorët kanë përdorur një motor por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se bëhet fjalë për një mjet Benz ngjyrë gri.

Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMW” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov. Dyshohet se mjeti dhe armët janë përdorur në ngjarjen në lokalin në “Don Bosko”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!