“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Kivi redukton mpiksjen e gjakut?
Mjeku: Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë sasinë e yndyrave në gjak. Studiuesit e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.