MENU
klinika

U arratis nga Morina ditën që ndodhi atentati në Don Bosko

Në “arrest shtëpie”, si Fatjon Murati dilte nga Shqipëria pa asnjë shqetësim

15.03.2023 - 12:57

Fatjon Murati, pronari i lokalit në Don Bosko ku dhe u krye atentati i 12 marsit rezulton të ketë thyer masën “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata më herët.

Edhe pse duhet të ishte në “arrest shtëpie”, duket se Fatjon Murati jo vetëm e ka thyer këtë masë, por i pa shqetësuar ka udhëtuar edhe jashtë vendit.

Burime për media bëjnë me dije se më 19 janar të këtij viti, Fatjon Murati ka dalë nga Shqipëri nga Morina. Pasaporta e tij është vulosur nga pala shqiptare dhe pas disa ditësh është rikthyer në vend.

Është e paqartë se si Murati ka kaluar mga dogana e Morinës, pasi avokati Alban Duraj thotë se të gjithë masat e sigurisë për pesonat e dënuar dalin në sistemin TIMS.

Jo vetëm më 19 janar, edhe ditën që ndodhi atentati, 12 mars në lokalin e tij, Fatjon Murati ka kaluar kufinin pa probleme pasi në Morinë nuk ka kontrolle në fundjavë dhe nuk u kthye më.

Ajo që është e paqartë është mënyra sesi policia, që është përgjegjëse për ruajtjen e personave në masën e arrestit shtëpiak nuk ka mundur dot të verifikojë lëvizjet e Muratit.

Kujtojmë që mbrëmjen e 12 marsit në një lokal në Don Bosko u krye një masakër, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të Fatjonit.

Nga ky atentat humbi jetën banakjeria 50 vjeçare Mimoza Paja si dhe mbetën të plagosur 5 të tjerë.

Sot është zhvilluar edhe seanca gjyqësore për Fatojn Muratin në Gjykatën e Tiranës. Murati akuzohet bashkë me Kristian Gjinin se kanë qenë posedues të disa armëve me precizion të lartë, të kapura nga në korrik 2022.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!