MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa i rrezikshëm mund të jetë për trurin zakoni i kërcitjes së qafës?

15.03.2023 - 12:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa i rrezikshëm mund të jetë për trurin zakoni i kërcitjes së qafës?

Mjeku:  Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezentë për këdo. Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën. Kështu që kjo taktikë pavarësisht kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët. Rreziku më i lartë është sigurisht për personat që e kanë kthyer në një ves të përditshëm këtë veprim.

Sipas një studimi të vitit 2014 nga ‘American Heart Association’ dhe ‘American Stroke Association’,edhe trajtimet profesionale të qafës kanë rrezik. Studimi tregon se edhe kërcitja e qafës nga mjekët mund të jetë e rrezikshme për pacientët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN