MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vaji i peshkut redukton stresin?

27.03.2023 - 12:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Vaji i peshkut redukton stresin?

Mjeku: Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se vaji i peshkut mund të mbrojë kundër efekteve negative të stresit në zemër, falë acideve yndyrore omega 3.

“Sot, stresi është bërë pjesë normale e jetës së përditshme,” deklaroi studiuesi kryesor prof. Jason Carter, duke shtuar se “me gjithë këtë nuk na shkojnë në favor shprehitë ushqimore të cilat organet tona i vendosin nën stres edhe më të madh.”

Në studimin e publikuar në American Journal of Physiology, morën pjesë 67 persona me nivele normale të shtypjes së gjakut. Pjesëmarrësit brenda një periudhe prej 8 javësh çdo ditë kishin marrë 9 gramë suplemente të vajit të peshkut.

Në fund të hulumtimit shkencëtarët bënë teste të ndryshme, duke përfshirë matjen e niveleve të shtypjes së gjakut dhe të rrahjeve të zemrës. Rezultatet e testit treguan se suplementet e reduktojnë nivelin e kortizolit në trup, e rregullojnë nivelin e ritmit të zemrës dhe e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira.

Shkencëtarët nuk e kanë vërejtur ndonjë efekt në nivelin e shtypjes së gjakut, transmeton Koha.net. Këto rezultate sugjerojnë se vaji i peshkut e ka një efekt të shkëlqyer në shëndet dhe i redukton efektet e dëmshme të stresit në organizëm.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stresi e rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trup, që është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN