MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Alergji nga medikamentet, ç’duhet të bëj?

21.04.2023 - 10:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një djalë 19 vjeç dhe doja të merrja informacion rreth një problemi të nënës sime. Që prej disa kohësh vuan nga pagjumësia dhe merr medikamente për gjumë. Por i ndodh që pasi pi ilaçet të ketë kruarie në të gjithë trupin. Doja të dija se çfarë duhet të bëjë?

Mjeku: Së pari do ti rekomandoja djalit që të çonte nënën te një mjek alergolog për të bërë testin e alergjisë, për tu siguruar se kruaria i shkaktohet nga medikamentet. Ndërkohë duhet që nëna juaj të mos përdor më medikamentet për disa kohë. Nëse vërtetohet që alergjia shkakton nga medikamentet që përdor për gjumë, atëherë është e domosdoshme që ti zëvendësojë me ndonjë lloj tjetër. Gjithsesi do t;ju rekomandoja që më pas të bënte dhe një kontroll te neurologu, për të parë mundësinë e trajtimit të pagjumësisë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.