MENU
klinika

“I thashë; jam artiste dhe jo kriminele”

Elsa Lila tregon momentet e arrestimit

02.04.2023 - 12:59

Rikthehet sërish këngëtarja Elsa Lila, mes bujës pas arrestimit të saj në Itali, si pjesë e një grupi trafiku droge.

Në një rrëfim për Tiranapost, këngëtarja tregon më shumë për jetën e saj, vajzën dhe marrëdhëniet me ish-partnerin. Po ashtu Lila është ndalur dhe te momenti kur policia italiane i bastisti asaj shtëpinë.

“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde. Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjendet asgjë në telefonin tim. Nuk gjendet asgjë përsa i përket figurës time. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan.

Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë.

Komunikimi i parë! Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam reshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu”? Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt! Unë nuk kisha asnjë avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë e mi dhe nga familja ime të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte. Pra refreni im ishte: “Jam e pafajshme! Jam e pafajshme”! Dhe më pas u thashë të futeshin në “Google” dhe të shikonin kush unë isha dhe çfarë dija të bëja dhe cila jam realisht. Jam një artiste nuk jam një kriminele! “Ju lutem, – iu thashë, – shkoni dhe lexoni mbi mua, dëgjoni zërin tim. A mundet një njeri që transmeton atë që transmeton me emocionet e saj, njëkohësisht t`i bëjë dëm shoqërisë? Të jetë një kriminele?” Nuk mund të qëndrojnë të dyja figurat bashkë sepse është e pamundur të qëndrojnë të dyja. E bukura dhe e shëmtuara në të njëjtin trup nuk mund të bashkëjetojnë dhe shumë shpejt e kuptuan të gjithë. Gardianet mbasi kishin parë se cila unë isha në ditët në vijim ndryshuan totalisht sjellje me mua. Bashkëbisedonim në mënyrë “normale”, jo si një superior me një qenie inferiore. Mundoheshin të më ndihmonin, të më ruanin nga individë të rrezikshëm.

Atje brenda isha e bindur çdo ditë që çdo ditë do ishte dita e fundit dhe unë do dilja. Çdo ditë i thoja shoqeve të dhomës: “Ndoshta sot është dita e fundit, unë nesër do dal. Është e sigurt, unë jam e pafajshme, sigurisht që do vijnë të më shpëtojnë. Sigurisht do vijnë të më marrin prej këtu. Është një gabim shumë i madh. Sigurisht që unë do dal që këtu!” Për mua çdo ditë ishtë dita e fundit dhe mendoja se kur të dilja që aty do kishte qenë për mua një shpërthim.

Një triumf, “conquista della liberta” liria ime u rifitua, por zbulova që mbasi njeriu mbyllet me forcë në një vend për shumë kohë, kur del prej atij vendi fillon sindroma e mbylljes dhe nuk jam as e para dhe as e fundit. Pastaj u informova për këtë, u ndihmova për këtë. Unë për një kohë të gjatë mbas kësaj nuk dilja dot rrugëve të Romës. Nuk dilja dot nga shtëpia. Më kapnin kriza paniku dhe vazhdoja mbylljen. Vazhdoja të isha në burg në shtëpi, sepse kisha frikë të dilja dhe nuk e kuptoja as se nga se kisha frikë.”, tha këngëtarja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!