“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kur zgjohem në mëngjes i kam qerpikët e syve me qelb. Përse më ndodh?
Përgjigjet okulisti: Infeksionet e syve janë një problem i zakonshëm që mund të prekin secilin njeri, pa marrë parasysh gjininë apo moshën. Infeksionet mund të shkaktohen nga bakteret, viruset, alergjitë, që mund të prekin njërin apo të dy sytë. Mund të kurohen me higjienë të mirë dhe me antibiotikë me pika. Evitoni të prekni sytë me duar të palara. Pastroni sekrecionet e syrit me shumë kujdes. Nëse kjo gjëndje vazhdon duhet të bëni një analizë më të specifikuar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.