MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Papritur rrëzohem dhe humbas ekuilibrin, ka lidhje me hipertensionin?

29.04.2023 - 08:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Female doctor checking young woman blood pressure; Shutterstock ID 110814176; PO: The Huffington Post; Job: The Huffington Post; Client: The Huffington Post; Other: The Huffington Post

Pacientja: Përshëndetje. Jam 65 vjeçe dhe kam filluar muajin e fundit të kem shqetesimi papritur rrëzohem ose humbas ekulibrin më ndodh dhe kur jam duke ecur në rrugë ndërkohë marr ilace per hipertensionin.ka lidhje me hipertensionin humbja e ekuilibrit apo është sëmundje tjetër?

Përgjigjet kardiologu: Nga simptomat që po më thoni mund të jetë për shkak të hipertensionit. Shpesh hipertensioni vjen për shkak të sëmundjeve te tjera, ndërsa në raste të tjera është i trashëgueshëm. Disa nga shkaqet kryesore që shkakton këtë sëmundje “epidemike”, është ndonjë defekt në veshka, tumori adrenal, ngushtimi i aortës e të tjera. Në këto raste hipertensioni quhet dytësor, sepse vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Nëse këto simptoma vazhdojnë dhe nuk largohen edhe me ilaçe do t’ju këshilloja të bëni analiza më specifike për të kuptuar nga se ju vjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të gjenden në treg dhe shumë lirë

10 ushqimet që luftojnë presionin e lartë të gjakut