“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ta kuptosh se je prekur nga konjuktiviti (infeksioni i syve)?
Mjeku: Infeksioni shfaqet me djegie dhe ndjesi të trupit të huaj në sy, si psh rërë mes syrit dhe qepallës. Pacienti ka sy të skuqur, që lotojnë dhe shpesh ka mjaft sekrecione (sklepa). Në disa raste ndjejnë bezdi dhe dhimbje kur bien në kontakt me dritën. Nuk është e domosdoshme që simptomat të shfaqen njëherësh, mund të ndodhë që të shfaqet dhe vetëm njëra prej tyre.
REKOMANDIME
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut?
Nëse simptomat zgjasin më shumë se 3 ditë
Nëse dhimbja shtohet
Nëse syri nis të skuqet
Nëse ndjeni turbullime shikimi
Këshilla
-evitoni të prekni sytë me duar të palara
-pastroni sekrecionet e syrit me shumë kujdes
-mbani higjienë maksimale personale dhe familjare
-fëmijët në çerdhe apo kopsht duhet të përdorin peshqir personal
-mbani syze dielli për t’i mbrojtur sytë nga irritimi
-me shfaqjen e shenjave të para shkoni menjëherë te mjeku specialist
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.