MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptosh se je prekur nga parazitozat

19.04.2023 - 10:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje.Jam Alda dhe kam vajzen 5 vjeçe dhe ankon gjithnjë se ka dhimbje barku. A mund të më thoni cilat janë shenjat e parazitozave.

Mjeku: Në fillim mund të shfaqet dhimbja e barkut, e përqendruar kryesisht rreth kërthizës. Kjo zgjat me orë deri në disa ditë, e shoqëruar me të përziera, dalje të feçeve jo shumë të formuara dhe me erë të rëndë, rrallë mund të shfaqet me kapsllëk. Pacienti mund të këtë ulje oreksi, mund të shfaqë në lëkurë elemente makulopapiloze (pika të forta të kuqe, të ngritura pak mbi nivelin e lëkurës, të cilat shkaktojnë kruarje të vazhdueshme).

Pacienti shfaq zbehje, dhimbje koke, mungesë përqendrimi dhe nervozitet. Kërcet dhëmbët natën dhe ka kruarje të hundëve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.