“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një burrë 37 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi tim. Para disa kohësh mjekët më kanë diagnostikuar një gurë në veshka me diametër 2.5 mm. Dua të di nëse duhen shkrirë gurët në veshka edhe pse ky nuk më shkakton kriza. Përveç kësaj doja të dija nëse është e vërtetë që uji mineral ndihmon në daljen jashtë të gurëve?
Mjeku: Së pari doja t’ju sqaroja se guri që ju përshkruani është në përmasa të vogla dhe nuk keni pse shqetësoheni. Së dyti do t’ju këshilloja të verifikoni se në cilën zonë të veshkës ndodhet dhe sa mundësi ka të zhvendoset, sepse nëse lëvizin mund të shkaktojnë krizë në veshka. Por teorikisht një gur me një diametër të tillë mund të eliminohet spontanisht. Ndërkohë porsa i përket trajtimit, duhet të përcaktoni se çfarë përbërje ka guri. Kështu nëse guri kanë përbërje acidi urik mund të përdoret nitrat potasi. Ndërsa për sa i përket pyetjes për ujin mineral, doja t’ju sqaroja se është e vërtetë që janë mjaft të mirë për eliminimin e gurëve, por gjithsesi duhet parë përbërja e tyre, sepse jo të gjithë janë të rekomandueshëm. Prandaj do t’ju këshilloja që më parë të konsultoheni me një mjek specialist
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.