“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje,kam lytha në këmbë. Si hiqen?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virus i(virusi human papilloma). Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Por lythat mund të ndikojnë dhe në paraqitjen tone të jashtme duke shkaktuar ndrojtje (për shkak se na prishin imazhin) por nga ana tjetër dhe dhimbje apo kruarje (kur janë të lokalizuara në këmbë). Mund ti heqim në mënyrë natyrale me lëkurë limoni. Presim një copë lëkure limoni pak më të madhe se lytha ku do e vendosim. E vendosim lëkurën e limonit sipër lythës dhe me pas vendosim fashën duke e mbyllur mirë vendin ku vendoset lythi. Çdo ditë ndërrojmë lëkurën e limonit, duke e mbajtur lythën e mbuluar sa më shumë kohë të jetë e mundur. Pas një jave lythi shkëputet plotësisht. Për më tepër ju sugjeroj një vizitë tek dermatologu.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.