MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ngrënia e thonjve, cili është rreziku?

12.05.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ngrënia e thonjve, cili është rreziku?

Mjeku: Megjithëse jo shumë higjienike, ngrënia e thonjve nuk ka rreziqe afatgjatë. Thonjtë formohen në shtratin, rrënjën e tyre, aty ku fillon forma e U-së. Për aq kohë sa ky shtrat qëndron i padëmtuar, ngrënia e thonjve nuk ndërhyn në rritjen e tyre. Në fakt, disa kërkime thonë se ngrënia e thonjve mund edhe të nxisë rritjen më të shpejtë të tyre.

E megjithatë, një zakon i tillë nuk është pa rreziqe. Për shembull, ngrënia e thonjve mund:

Të nxisë infeksione të lëkurës
Të rëndojë problemet e shtratit të thoit
Të rrisë rrezikun e infeksioneve duke përhapur bakteret nga thonjtë dhe gishtat tek buzët dhe goja.
Gjithashtu, kafshimi shumë i shpeshtë i thonjve mund të jetë edhe një shenjë për probleme të fshehura mendore, si ankthi apo një problem i kontrollit impulsiv.

Nëse jeni të shqetësuar në këtë drejtim, bëni mirë të konsultoheni me doktorin tuaj ose me një mjek të shëndetit mendor. Për të ndaluar kafshimin e thonjve është mirë që:

të shmangni faktorët që ju nxisin ta bëni një gjë të tillë
të gjeni një mënyrë më të shëndetshme për të përballuar stresin dhe ankthin
t’i mbani thonjtë të lyer e të rregulluar
t’i mbani duart ose gojën të zëna me aktivitete të tjera si luajtja e një instrumenti muzikor ose të përtypni çamçakëz.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.