MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Po bëj disa kohë që vuaj nga refluksi i stomakut. Çfarë të bëj?

08.05.2023 - 08:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Po bëj disa kohë që vuaj nga refluksi i stomakut. Çfarë duhet të bëj për të lehtësuar simptomat?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Trajtimi duhet filluar me frenues të acidit gastrik si dhe me ndryshimin e stilit të jetesës:

Shmangni ushqimet me yndyrë dhe kafeinën ( kola, kafe, çaj, çokollatë, mente, ushqime të skuqura, ushqime me bazë domate, hudhra dhe qepë).
Ndaloni duhanin.
Ndaloni ose ulni përdorimin e alkoolit.
Humbni peshën nëse jeni mbipeshë.
Ngrini kokën e krevatit 10-20 cm
Hani vakte të vogla.
Shmangni veshjet e ngushta.
Shmangni ngrëniet e vona, të paktën 4 orë para gjumit.
Shmangi shtrirjen të paktën 3 orë pas ngrënies.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdes, kjo mund të jetë arsyeja!

Keni dhimbje stomaku dhe fryrje?