MENU
klinika

"Personazhi më i rëndësishëm politik!"

Arrestimi i Vangjush Dakos, Artan Hoxha zbardh detaje: Është bërë luftë e madhe

07.06.2023 - 09:55

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me arrestimin të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha deklaroi se Dako është personazhi më i rëndësishëm politik nga të gjithë të ndaluarit e deritanishëm. Ai theksoi se ish-kryebashkiaku ka lidhje direkte me Kryeministrin dhe influenca e tij nuk është vetëm politike.

Të Premten në mbrëmje më kanë thënë që është firmosur nga SPAK urdhër-arresti për Vangjush Dakon. Sigurisht është një ngjarje vërtet e madhe, për mua është personazhi më i rëndësishëm deri tani. Unë po të them, Vangjush Dako mund të ulte në tavolinë nja 7 ministra aty. Vangjush Dako është njeriu më i rëndësishëm nga të gjithë ata. Dhe kur është dhënë në Korrik të 2019-ës vendimi nga DASH, që atë ditë kam thënë që ky mesazh nuk është për Vangjush Dakon, por për dikë më lart. Për atë që nxorre ti dhe që tha “nuk vendosin ata se kë kam mik unë.” Vangjush Dako është lidhje direkte e Edi Ramës. Hapni arkivat, shihni kur u arrestua Saimir Tahiri, kush është personi që e pret te porta dhe e përcjell? Vangjush Dako!,”-tha Artan Hoxha.

Ndërkohë që shtoi se është bërë një luftë e madhe për të shmangur prangosjen e Dakos por nuk përmendi me emra se kush i ka dalë në mbrojtje.

“Është bërë një luftë e madhe për të shmangur pikërisht këtë gjë: prangosjen. Dhe mund të hetohej në gjendje të lirë dhe është e ligjshme. Mund të hetohej në detyrim paraqitje, mund t’i merrje pasaportën. Ka 100 mënyra të tjera që janë të parashikuara me ligj. Por pse shkojmë tek finalja? Pra tek masa ekstreme te arresti? Sepse masa ekstreme në këtë rast, edhe pse akuza është shpërdorim detyre… është bërë zhurmë e madhe këto ditë, doli Tahiri,”-shtoi Hoxha.

Gjithashtu u ndal duke analizuar edhe rastet kur “të dërguarit” amerikanë janë investuar posaçërisht për të ndjekur çështje të ndryshme në gjyq, duke nisur nga politika, për të vazhduar tek bota e krimit. E përbashkëta për të gjithë është që janë dënuar nga gjykatat shqiptare.

“Për ta kuptuar më mirë se si ka funksionuar deri më sot sistemi i drejtësisë. Në 4 çështje të rëndësishme, ose më të rëndësishmet ku ka qenë e përfshirë direkt Ambasada Amerikane është finalizuar me dënim. Personi i parë i shpallur non-grata në Shkurt të 2018-ës që është ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pra është i dënuar në mungesë. Çështja e dytë është ish-drejtuesi i Transportit Rrugor në Sarandë Kelmend Balili. Kujtoni që Ambasada Amerikane për 2 vjet e 8 muaj rresht, mëngjes, drekë, darkë i thoshte Kryeministrit ke kapur Escobar-in. I treti është Saimir Tahiri është një çështje nga fillimi deri në fund e ndjekur nga Ambasada Amerikane dhe mendoj që nëse Ambasada do ta merrte vesh se Tahiri do të lirohej, ata mund ta pengonin. Nuk e kanë marrë vesh dhe ka ndodhur kjo gjë. Dhe çështja e katërt është ajo e Emiljano Shullazit, pra ata kanë marrë nga një model në pozicione, hierarki të ndryshme të shoqërisë. Nëse çështja nuk do të ndiqej nga Ambasada Amerikane, Emiljano Shullazi nuk do kishte shans të merrte këtë dënim apo të trajtohej çështja në këtë formë. Këto katër çështje që janë personazhe shumë të rëndësishme në kohë të caktuara të zhvillimit të vendit, këta janë ndëshkuar dhe dënuar vetëm e vetëm se ka qenë mbrapa Ambasada Amerikane. Kjo besoj se është çështja e 5-të që ata po e ndjekin. Të 5-ta këto çështje janë çështje ku amerikanët janë investuar dhe në gjithë hierarkinë që bëra, personazhi më i rëndësishëm për mua mbetet Vangjush Dako,”-e mbylli Artan Hoxha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!