MENU
klinika

Analiza

Çfarë është “Cheget”, valixhja bërthamore e Putin?

20.10.2023 - 09:30

Më pak se pesë muaj pas përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë, Rusia dhe Kina kanë riafirmuar lidhjen e tyre të ngushtë. Presidenti Xi Jinping priti “mikun e vjetër” Vladimir Putin në Sallën e Madhe të Popullit, i ftuar nderi për kremtimin e vitit të dhjetë të Iniciativës Brez dhe Rrugë.

Ky ishte takimi i 42-të i dy krerëve të shteteve që kur lideri aktual i Republikës Popullore erdhi në pushtet në mars 2023. “Ne kemi udhëhequr bashkërisht zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe kemi shkëmbyer pikëpamje të thelluara për një sërë çështjesh të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare,” tha Xi Jinping. “Besimi i ndërsjellë vazhdon të thellohet, koordinimi strategjik ka qenë i ngushtë dhe efektiv, vëllimi i tregtisë dypalëshe ka arritur një rekord të ri dhe ne po ecim në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të vendosur bashkërisht prej 200 miliardë dollarësh.” Presidenti kinez përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve të njëanshme. Nga ana e tij, kreu i Moskës përgëzoi udhëheqjen e Xi Jinping. Megjithatë, përveç qokave, disa elementë të tjerë vodhën vëmendjen e mediave botërore.

What's in a briefcase? On China trip, Vladimir Putin brings nuclear order box | World News - Hindustan Times

Partneriteti “me kufij”

Nga bisedimet në dukje idilike midis dy liderëve, megjithatë, nuk u gjet asnjë gjurmë tjetër e atij “bashkëpunimi të pakufishëm” të paralajmëruar nga Xi Jinping më 4 shkurt 2022 me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Njëzet ditë më vonë, Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke e vënë presidentin e Republikës Popullore në një pozicion shumë të ndërlikuar.

Lideri i Pekinit, në fakt, nuk donte të hiqte dorë nga marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Vlera e tregtisë me Evropën dhe Amerikën është dhjetë herë më e lartë se ajo e tregtisë me Rusinë, një minierë e vërtetë ari për Dragoin. Kina, megjithatë, është një vend që ka gjithmonë nevojë për furnizime me energji dhe sasi të mëdha ushqimi, të dyja burime që Federata ruse i ka me bollëk. Për më tepër, nga ky ekuacion balancues nuk mund të përjashtohet fakti që Pekini dëshiron të pozicionohet si lider i një “bote të re” alternative ndaj asaj të dominuar deri më tani nga Pax Americana.

Për të arritur këtë objektiv, Dragoit duhet të krijojë një rrjet të fortë ndërkombëtar, sigurisht me Rusinë të përfshirë.

“Valixhja bërthamore”

Sakaq, nga po ky takim, Putin i dërgoi një mesazh të ri kërcënues Perëndimit duke shfaqur publikisht “çantat” e tij bërthamore. Dy oficerë të marinës, secili me nga një çantë, iu afruan diktatorit teksa ai doli nga Salla e Madhe e Popullit në Pekin. Një prej tyre është e ashtuquajtura “Cheget”, pajisja përmes së cilës Putin mund të urdhërojë një sulm bërthamor.

Me emrin e një mali në Kaukaz, “bagazhi atomik” është gjithmonë në dorën e presidentit të Rusisë, por nuk është shfaqur në publik prej vitesh. “Ka valixhe që nuk mund të mungojnë në asnjë udhëtim të Putinit”, shkruan Ria Novostoi.Tradicionalisht, Cheget mbahet gjithmonë nga një anëtar i rangut të lartë të forcave detare ruse.

Ai është në thelb një sistem i sigurt komunikimi, i cili mund të lidhë presidentin me forcat e tij të larta ushtarake dhe raketore nëpërmjet rrjetit sekret të komandës dhe kontrollit të quajtur Kazbek . Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Forcave të Armatosura Valery Gerasimov kanë gjithashtu një “çantë të ditës së gjykimit”.Në vitin 2019, televizioni rus Zvezda tregoi se si dukej realisht Cheget. Mes shumë butonash, dalloheshin dy prej tyre në seksionin “komandë: një të bardhë ku shkruhej “nisje” dhe një të kuq ku shkruhej “anuloj”.

Putin's secret briefcase that could tigger a nuclear armageddon and obliterate the West | Science | News | Express.co.uk

Sozia e presidentit

Po ashtu, nisur nga pamjet e fundit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit, teoritë e konspiracionit rreth përdorimit të tij të një sozie u rikthyen. Putin, i cili u mirëprit ngrohtësisht nga presidenti kinez Xi Jinping, shtrëngoi duart me zyrtarët në aeroport, por sjelljet e tij shkaktuan polemika.

Një këshilltar politik, Jason Jay Smart,tha se duke parë lëvizjen e tij dhe duke ditur frikën e Putinit nga COVID, ai mendonte se ishte sozia e presidentit rus. Kremlini i ka mohuar këto akuza duke thënë se nuk ka asnjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime.