Prej kohësh Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë çifti më i përfolur i mediave rozë, për shkak të ndarjes së tyre.
Ishte vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi që disa ditë më parë deklaroi për “Prive” së dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, duke treguar që e vetmja gjë që i ban të lidhur ata është vajza e tyre Poem Blu.
Mirëpo sipas “Kryefjala.com” lajmet për ndarjen e çiftit janë të inskenuara nga vetë menaxheri me për të bërë bujë dhe mesa duket Ledri dhe Sara kanë rënë dakord me këtë gjë.
Pas konfirmimit të lajmit së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Megjithatë asnjëri nga ata nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, ndërsa së fundmi Ledri publikoi këngën e tij më të re “Paranormal” përmes së cilës në disa rreshta flet për partneren e tij dhe Dafina Zeqirin.
“Do po m’vesin kur o dasma,
e do po m’presin kur po dana?
Ku’ ku’ ku’ ku’
Ku po shkon pa mu?!
Tutna ma fut bllok
me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.
Në videoklipin e këngës, në një moment artisti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.
Menjëherë pas kësaj kësaj teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, Sara ka “thumbuar” hapur ish-partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.
“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.
Lajmet për ndarjen e dyshes filluan të qarkullonin disa javë më parë ku këngëtari nuk e përkrahi partneren e tij në ditën e saj më të rëdësishme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” në të cilin ajo luan dhe një rol.
Sara parakaloi e vetme në tapetin e kuq, ndërsa ndryshe nga nëna e tij Xheraldina, Ledri nuk e përkrahi as në mënyrë virtuale nënën e fëmijës së tij.