Marrëdhënia e Romeos dhe Heidit është padiskutim një ndër temat më të diskutuara në këtë sezon të Big Brother Vip.
Shumë prej ndjekësve të këtij formati besojnë tek dashuria e sinqertë e dyshes mirëpo ka dhe shumë të tjerë që shprehen se Heidi nuk ka ndjenja të vërteta ndaj Romeos por thjesht po e përdor atë për lojë.
Një ndër personazhet e njohur që ka komentuar këtë lidhje të shumëpërfolur është gazetari, Ronaldo Sharka. Opinionisti i “Big Brother Vip Fan Club” është shprehur ditën e sotme, se ai nuk beson aspak tek dashuria e Romeos dhe Heidit. Ai madje ka thënë se Heidin e sheh si një nepërkë helmuese, e cila i ka futur helmin Romeos, të cilin ai e sheh si një viktimë në këtë marrëdhënie.
“Unë Heidin personalisht e shoh si një nepërkë helmuese që këtë helmin ia ka futur Romeos, të cilin e shoh viktimë në këtë marrëdhënie dhe po ia shpërndan gradualisht. Unë personalisht nuk mendoj që Heidi ndjen për Romeon. Romeo është një djalë, i cili pavarësisht se duket një djalë tipik vlonjat, i fortë por brenda është shumë i ndjeshëm dhe mendoj që me atë vajzën ka rënë brenda. Ndërkohë kjo vajza është duke e përdorur vazhdimisht, duke i përdorur kundërshtarët, duke u justifikuar se i ka miq, për të patur situata dhe për të bërë luftën e saj”.