MENU
klinika

Braçe reagon për Beqajn

“Këtu është prishur ekuilibri! Pse s’ka drejtësi për “Gërdecin” dhe “21 Janarin”?”

04.07.2024 - 10:43

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj. Sipas Braçes, PS ka mbajtur dhe po mban përgjegjësi morale duke mos u bërë mburojë e askujt. Por nga ana tjetër ai tha se eshte e patolerueshme qe drejtesia hesht perballe vrasjeve si 21 janari apo Gerdeci.

Erion Braçe: Sa kohë bëhet fjalë për vjedhje duhet të shohim një informacion më të zgjeruar se ai që kanë dhënë mediat.

Patjetër që reforma për këtë u bë, për të mbajtur përgjegjësi zyrtarët që abuzojnë me ligjin, pavarësisht fuqisë politike apo ekzekutive që ka. Dua t’ju sjell në vëmendje që ende nuk ka përgjegjës për 21 janarin, ku janë vrarë njerëz, për Gërdecin ku janë vrarë njerëz, jo më për ata që kanë vjedhur. Kjo është më e rëndë.

Patjetër që kur ka implikime me fondet e BE duhet parë shumë seriozisht gjërat, qoftë te fondet e bujqësisë apo fondet e tjera të BE.

PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, patjetër që po e mban një përgjegjësi, kur të paraqitemi para një gare elektorale, patjetër që secili mban kosto. Por, PS është e angazhuar në një proces të thellë reformim me qëllim të adresojë korrupsionin. Peshorja ka humbur ekuilibrin sa herë që merren jetë njerëzish dhe askush nuk mbahet përgjegjës. Drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke nisur nga ngjarjet që kanë shënjuar në këtë vend. Këtu është marrë jeta e njerëzve edhe për të vjedhur dhe prapë s’ka reagime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN