MENU
klinika

Çfarë rrezikon Shkupi

Marrëveshja e Prespës/ Mitsotakis paralajmëron M. e Veriut

13.07.2024 - 12:49

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington, ndërsa së fundmi ka dhënë edhe një konferencë për shtyp. Duke folur para gazetarëve, pas punimeve të samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri grek është pyetur për homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjen së Prespës për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit të tij. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se kjo do të rrezikojë rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas Kathimerinit, këta zyrtarë kanë shmangur përdorimin e emrit kushtetues të vendit, duke e quajtur thjesht “Maqedoni”, duke shkelur kështu Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, “Marrëveshjet duhet të respektohen, këtë e theksova dje në seancën plenare të NATO-s.

Unë besoj se të gjithë aleatët tanë e kuptojnë këtë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt integrimit evropian, por kjo kërkon respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara nga vendi”, tha Kyriakos Mitsotakis. “Nuk do të zbulojmë armët tona në se Mitskoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët e mi”, tha ai, për faktin se kryeministri i RMV ka zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj brenda dhe jashtë vendit, dhe ta quajë thjesht “Republika e Maqedonisë” brenda kufijve, diçka që shprehimisht është e ndaluar nga Marrëveshja. “Natyrisht, dua të theksoj se në sallë dhe në prani të të gjithë drejtuesve të NATO-s, ai nuk e ndoqi këtë taktikë”, ka deklaruar kryeministri i Greqisë.