MENU
klinika

Ja çfarë flitet se u bë shkak

Aktori i njohur i jep fund martesës?

18.09.2024 - 17:41

Aktori i njohur Arben Derhemi thuhet se i ka dhënë fund martesës së tij me psikologen dhe moderatoren televizive e radiofonike, Iva Korumi.

Çifti ishin bashkë në një martesë disavjeçare. Në 2009 çifti solli në jetë edhe vajzën e vetme që gëzojnë së bashku, e cila quhet Darlin.

Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë këtë fakt dhe kështu dyshja ka marrë vendimin për tu ndarë nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.

Gjithashtu shihet se çifti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.

Ndër të tjera aktori ka bërë të ditur së ky serial do të rikthehet së shpejti me seri të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Robert Ndrenika e Tinka Kurti

Aktorët, pjesë e ceremonisë për Teatrin e Ri

Arben Derhemi bën lëvizjen e radhës

Rikthehet telenovela “Njerëz dhe Fate”?