MENU
klinika

“Pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë”

Veriu i Shqipërisë, mahnit vizitorët e huaj!

14.09.2024 - 18:33

Në zonat turistike të veriut edhe gjatë shtatorit janë të pranishëm turistët e huaj. Një çift nga Polonia shprehet i mahnitur nga veriu i Shqipërisë.

“Po udhëtoj me bashkëshortin tim Oskar nga Mali Zi në Shqipëri. Kemi vizituar malet tuaja. Keni një vend shumë të bukur. Vërtet e duam. Është hera e parë këtu. Janë pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë. Përveç vendeve turistike po shohim edhe ato të braktisura”, shprehen turistët për A2 CNN.

Bearta bashkë me bashkëshortin e saj Oskarin tregojnë për udhëtimin e tyre për herë të parë në Veri të vendit. “Shkuam në Theth. Një udhëtim në Lum në Valbonë. Do të shikojmë malin e Pashtrikut. Dhe më pas do të vendosim se ku do të shkojmë. Njerëzit janë shumë miqësor. Ne njohëm çifte njerëzish kur po ecnim. Na ndalonin dhe na pyesnin. Na ftonin për kafe. E dua çdo gjë këtu”.

Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit malor. Pikat si Valbona, Thethi, Lumi i Shalës dhe i Gashit apo Shtegu i Ngjyrave dhe Tunelet nëntokësore kanë qenë më të preferuarat për turistët polakë, të cilët kanë kryesuar listën e turistëve të huaj që vizitojnë veriun e Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!